Pronari i City do të jetë në stadium për herë të parë pas 13 vitesh

10 qershor 2023 | 20:05

Pronari i Manchester City, Sheiku Mansour, do të ndjekë nga afër finalen e madhe të Ligës së Kampionëve të këtij viti.

43-vjeçari ka udhëtuar drejt Stambollit dhe do të jetë në stadium, ndërsa vlen të theksohet se kjo do të jetë hera e parë që do të ndjekë ndeshjen e ekipit të tij për herë të parë pas gati 13 vitesh.

Herën e fundit që ai mori pjesë në një ndeshje të Manchester City ishte në gusht të vitit 2010, në një ndeshje City me Liverpool-in dhe ai e bleu klubin në vitin 2008.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse Interi fiton Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, do…