Pronari i Clujit tregon se ku do të transferohet Krasniqi

28 korrik 2023 | 16:53

Ermal Krasniqi nuk do të transferohet te Rapidi i Bukureshtit. Këtë transferim e ka hedhur poshtë pronari i CFR Clujt, klubit aktual të sulmuesit nga Kosova.

Pronari Nelutu Varga ka thënë se kosovari Ermal Krasniqi mund të largohet këtë dimër nga Cluji dhe të transferohet te skuadra koreano-jugore, Jeounbuk.

“Krasniqi nuk shkon në Superligën e Rumanisë, në Rapid apo diku tjetër. Ai me siguri do të transferohet në Korenë e Jugut në dimër. Shuma prej 1 milion euro nuk do të diskutohet nga ne. Për Krasniqin po diskutojmë nga 3 milionë euro e lart” , ka thënë Neluţu Varga për mediumin rumun, Fanatik.

Jeounbuk, klubi nga Korea e Jugut, e cila dëshiron me ngulm transferimin e Krasniqit ka transferuar gjatë kësaj vere një tjetër futbollist nga Cluji. Bëhet fjalë për afrikanin Nana Boateng. Ai është transferuar nga Cluji te Jeoubuk për dy milionë euro.

Trajner i skuadrës koreano-jugore është rumuni Dan Petrescu, i cili ka drejtuar Clujin stinorin e kaluar dhe është tekniku rumun ai që e dëshiron transferimin e Krasniqit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë…