
Pronari i furrës tentoi të vriste edhe shoqen e viktimës – flet i afërmi i të ndjerës (video)
25 mars 2025
| 13:53
Ngjarja tragjike e vrasjes së Nexhmije Haradini nga ish-punëdhënësi i saj, Arsim Morina, bëhet edhe më tronditëse, pasi ai ka tentuar të vrasë edhe shoqen e saj, e cila ishte e shoqëruar me të.
Shoqja e së ndjerës ka mbetur e lënduar gjatë sulmit, tregoi Rrahim Ajeti, njëri nga të afërmit e viktimës, për emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova”.
Ajeti, tregoi se Nexhmija kishte punuar për tetë vjet në furrën e Morinës bashkë me bashkëshortin e saj, por ishte larguar nga puna rreth gjashtë muaj më parë.
E ndjera ka lënë pas tre fëmijë, një djalë mbi 18 vjeç dhe dy vajza të moshës 12 dhe 16-vjeçare.