Pronari i kafenesë Leja’s Cafe: Liridona asnjëherë nuk fliste keq për jetën e saj personale
Vrasja e Liridona Murselajt, rast për të cilin janë arrestuar katër persona, po vazhdon ta ketë vëmendjen maksimale nga mediat.
Pronari i kafenesë Leja’s Café në Uddevalla të Suedisë ku punonte Liridona, Baki Shahini, thotë se ajo ishte person shumë i dashur me staf dhe klientë.
“Ajo ishte shumë e dobishme dhe e sjellshme me kolegët e saj dhe klientët”, ka thënë Shahini.
Ai ka shtuar se Ademaj nuk fliste asnjëherë keq për jetën e saj personale.
“Ajo ka qenë gjithmonë pozitive në punë. Asnjëherë nuk ka pasur një ditë të keqe në punë sepse ishte një person shumë pozitiv dhe asnjëherë nuk fliste keq për jetën e saj personale. Ajo bëri gjithçka për familjen dhe fëmijët e saj”, ka deklaruar Shahini për lajmi.net.
Shahini shtoi Liridona ka punuar në kafene prej shtatorit 2021 deri në tetor 2023.