Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!
Pronari i një makine Volkswagen Golf 5 duhet të paguajë 200 mijë euro parkim edhe pse makina e tij nuk bën më shumë se 5 mijë euro!
Mediat gjermane kanë raportuar se pas një viti e parkuar në zonën e aeroportit të Berlinit makina është lëvizur nga autoritetet, por tarifa e parkimit për të ka kaluar shifrën e 200 mijë eurove.
Golfi kishte zënë një vend në zonën e parkimit afatshkurtër të aeroportit që nga janari i vitit 2024.
Pavarësisht se dhjetë minutat e para të parkimit janë falas, tarifa orare është shumë e lartë, 23 euro për orë, çka ka çuar në këtë shumë marramendëse.
Pavarësisht se shumë palë të interesuara, përfshirë menaxhimin e aeroportit, APCOA Deutschland GmbH (kompania menaxhuese e parkimit), policinë lokale dhe zyrën e rrethit lokal ishin njoftuar për situatën, askush nuk mori përgjegjësi për automjetin e braktisur.
Automjeti qëndroi i palëvizur në një vend të rëndësishëm, përballë ndërtesës së terminalit.
Në mëngjesin e datës 28 janar 2025, rreth orës 10:45, automjeti është larguar. Ndërkohë, identiteti i pronarit të makinës mbetet ende i panjohur dhe ka spekulime se mjeti mund të ketë qenë i vjedhur, pasi targa që po hetohet nuk përputhet me Golf-in.