Pronari i kompanisë “Besa Security” ndihmon KHF Istogu 

22 janar 2019 | 17:02

Pronar i kompanisë “Besa Security”, Abedin Hasani që është vëllai i presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka ndarë një donacion prej 500 euro për KHF Istogun.

“Këto mjete janë të dedikuara për pagesën e operacioneve te tri hendbollisteve tona të lënduara, qe KHF Istogu i ka operuar në vlerë prej 8500 euro. Është kjo ndihma e parë e një kompanie në shërim të hendbollisteve apo në ndihmën e pagesave të trajtimit të hendbollisteve të lënduara. Duke marrë parasysh qe KHF Istogu në këtë fillim viti ka vështirësi të mëdha financiare pasi që nevojitet organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare me ekipin spanjoll Malaga dhe poashtu shpenzimet e larta duke marrë parasysh që kemi operuar tri hendbolliste në shumën e lartcekur”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Istogu.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arianit Koci Shumë kritika u dhanë këtë javë në adresën…