Pronari i Manchester Cityt blen klubin legjendar Italian

30 prill 2022 | 01:40

Futbolli Italian ka marr një lajm interesant në orët e vona të së premtes.

Pronarët e Manchester Cityt apo kompania e njohur “City Football Group” kanë blerë 80 përqind të aksioneve të klubit Italian, Palermo, raporton “Sky Italia”.

Ditë më parë, Palermo ra në nivelin më të ulët të futbollit Italian për shkak të problemeve ekonomike. Ndërsa kohë më parë ishte ndër ekipet kryesore që merrte pjesë në garat e UEFA-s.

“City Football Group” blenë 80 përqind të aksioneve për vetëm 6 milion euro.

Ky është klubi i 10-të që e kanë në pronësi “City Football Group”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së nga Drenica, biznesmeni Albert Bucolli, i cili…