Pronari i Newcastle mund të bashkojë Messin, Ronaldon dhe Benzema
Pronarët e skuadrës së Newcastle mund të blejnë klubet saudite për të cilat Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Karim Benzema mund të luajnë sezonin e ardhshëm.
Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite zotëron 80% të aksioneve të klubit nga veriu i Anglisë dhe të hënën njoftoi blerjen e katër klubeve më të mëdha të Mbretërisë. Al-Ittihad, Al-Ahli, Al-Nassr dhe Al-Hilal janë krijuar të gjitha si kompani të sapo themeluara me 75% të aksioneve në pronësi të PIF.
Duke qenë se kanë të njëjtët pronarë, nuk ka rregulla që ta ndalojnë Newcastle që të huazojë një nga ose të tre super yjet së bashku. Ronaldo luan për Al-Nassr dhe Benzema sapo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Al-Ittihad, ndërsa Messi edhe pse preferon një rikthim në Barcelonë, ka në tavolinë një ofertë me pagë mbi 350 milionë paund në vit nga Al-Hilal.
Megjithatë, do të ketë rezistencë të ashpër nga rivalët e Premier Ligë nëse Newcastle përpiqet të sjellë një yll global me çmim të lirë.