Pronari i “Sharr Travel” nderohet me mirënjohje nga kryetari i Bashkisë së Sarandës

18 korrik 2020 | 21:23

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Ardian Gurma, i ka ndarë mirënjohje pronarit të “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj për kontributin e dhënë për promovimin e turizmit shqiptar në këtë pjesë të Shqipërisë.

Kryetari Gruma me këtë rast ka thënë se ndihet i privelegjegjuar që ka një bashkëpunëtor si Kurtishaj dhe e ka çmuar kontributin e tij në turizmin shqiptar.

“Kurtishaj ka kontribuar jashtëzakonisht në fushën e turizmit dhe bashkimin e afrimin e të dyja shteteve. Është nder i veçantë që sot t’i ndaj  këtë mirënjohje në emër të gjithë qytetarëve të Sarandës”, ka thënë Guma, raporton “Epoka e re”.

Kurse, propanei  i Sharr Travel Ruzhdi, ka deklaruar se kjo mirënjohje u’a dedikon  të gjithë pushuesve kosovar që vizitojnë Sarandën.

“Sharr Travel fillon sezonen në Sarandë me 17 shkurt në pëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe e mbaron me 28 nëntor me përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo mirënjohje me bënë të ndihem tamam qytetar i Sarandës. Qytetarët e Kosovës si ndau as lufta nga Shqipëria, e s’do t’na ndajë as pandemi. Ky moment e tregon më së së miri angazhimin tonë të përbashkët”, ka thënë Kurtishaj

A. MAVRAJ / Epoka e re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i…