Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj: Nuk kishte asnjë pasagjer në autobus
Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj ka dhënë detaje për autobusin që u përfshi nga flakët sot në Shqipëri.
Në një shkrim në Facebook, Kurtishaj thotë se autobusi i Sharr Travel ishte duke udhëtuar për në Dhërmi dhe Jalë.
Sipas të njejtit, në autobus nuk kishte asnjë pasagjer pos shoferëve.
“Në autobusin e “Sharr Travel” që udhëtonte për Dhërmi dhe Jalë dhe jo Himarë, nuk kishte asnjë pasagjer, përpos shoferëve. Autobusi kishte zbritur udhëtaret në Dhërmi dhe vazhdonte drejtë parkingut në Jalë. Kjo është e vërteta”, thotë ai.
Kurtishaj, shtoj se autobusi nuk është përfshirë nga zjarri.
“Autobusi kishte pësuar një defekt teknik në motor, por i njëjti nuk është përfshirë nga zjarri, siç raportuan disa medie”, shton i njëjti.
Postimi i plotë i Kurtishajt:
Të nderuar miq dhe klient të Sharr Travel”
Pas disa raportimeve jo korrekte dhe jo profesionale të disa medieve në Shqipëri, të cilat lajme më pas u transmetuan edhe nga disa portale në Kosovë, dëshiroj t’i jap disa sqarime për opinion:
E para:
Në autobusin e “Sharr Travel” që udhëtonte për Dhërmi dhe Jalë dhe jo Himarë, nuk kishte asnjë pasagjer, përpos shoferëve. Autobusi kishte zbritur udhëtaret në Dhërmi dhe vazhdonte drejtë parkingut në Jalë. Kjo është e vërteta!
E dyta:
Autobusi kishte pësuar një defekt teknik gjatë udhëtimit por i njëjti nuk është djeg apo përfshirë i tëri nga zjarri, siç raportuan disa medie.
E treta!
Sharr Travel është kompania me flotën më të madhe dhe më moderne të autobusëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Defekte të tilla, kur realizohen me dhjetëra udhëtime në ditë në Kosovë, rajon dhe diasporë, mund të ndodhin te secila kompani.
Me respekt, Ruzhdi Kurtishaj, pronar i Sharr Travel.