Pronari rrah punëtoren në Ferizaj, arrestohet nga policia
Policia në Ferizaj ka arrestuar një 28-vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës.
Ai është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një punëtore të kësaj fabrike, duke i shkaktuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit ku e njëjta edhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.
I dyshuari me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë teksa rasti vazhdon të hetohet.