Pronarja e Top Channel martohet këtë javë
14 tetor 2024
| 17:50
Një nga figurat më të rëndësishme të televizionit në Shqipëri, Lori Hoxha, duket se ka vendosur t’i jap fund beqarisë me Vis Bajraktarin.
Pronarja e Top Channel, ka nisur organizimet në mënyrë të përshpejtuar, që deri në fundjavë të jetë gjithçka gati.
Madje, burime të Tv Dukagjinit, kanë arritur të kuptojnë që për gjërat kryesore siç janë dukja dhe veshja ajo po bashkëpunon me kompanitë më në zë të vendit tonë.
Organizmi i kësaj dasme flitet që ka arritur shifra marramendëse. E poashtu nga të ftuarit po cilësohet si “dasma e vitit”.
Deri më tani nuk është zbuluar ndonjë detaj tjetër, pasi që Hoxha ka preferuar që të mbajë private çdo gjë, madje edhe partnerin. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shëndet dhe lumturi çiftit të ri.