Propaganda e kryeministrit të Serbisë, u bën thirrje serbëve ‘të mos e pranojnë narrativën e Prishtinës për Banjskën’
Sulmi paraushtarak dhe terroristë në Banjskë në vitin e kaluar i udhëhequr nga Millan Radojçiq që për synim kishte shkëputjen (aneksimin) e veriut të Kosovës, u mohua si i tillë nga Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili u ka bërë thirrje serbëve “të mos e pranojnë narrativen e Prishtinës”.
“Nuk duhet të kishte ndodhur”, ka thënë Vuçeviq, teksa ka vazhduar të propagandojë se ngjarja e saj ishte “reaksion ndaj asaj çfarë po vuanin serbët në Kosovë me vite”.
“Nuk duhet ta pranojmë narrativen për Banjskën si diçka që e definon vetëm Prishtina”, ka thënë Vuçeviq në “TV Prva”.
“Sikur duhet të na vjen turp që tre serbë u vranë. Apo ndoshta duhet të kërkojmë falje për Banjskën, dhe ata vranë tre serbë. Dhe para kësaj, serbët u rrahën, arrestuan e u plagosën, vëllezërit Stojanoviq në Shtërpcë nga një ushtar i FSK-së…”, ka thënë Vuçeviq.