Propaganda e Moskës: Nuk kanë mbrojtje kishat ortodokse në Kosovë

02 shkurt 2024 | 08:52

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova u mor sërish me dezinformata rreth Kosovës. Duke folur para gazetarëve, më 31 janar Zakharova kësaj radhe u mor me kishat serbe në Kosovë, duke dezinformuar se institucionet në Prishinë “dëshirojnë” që të fshihen gjurmët e prezencës së serbëve dhe të shqiptarizohet identiteti i tyre që e kanë me shekuj.

Po ashtu, ajo pretendoi se gjoja ka mungesë të kujdesit dhe përndjekje të monumenteve të ortodoksisë serbe.

Çka tha Zakharova:

“Prishtina po përpiqet të rishkruajë historinë, duke shkelur vendet e shenjta serbe. Autoritetet e Kosovës, të cilat lejojnë provokime kundër faltoreve serbe në krahinë, po përpiqen të rishkruajnë historinë”, kështu thuhet në komentin e përfaqësueses zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, raporton TASS.

Ajo vuri në dukje se provokimet janë bërë sistematike, gjë që është reflektim i politikës së gjerë të “autoriteteve” rajonale për të larguar popullsinë ortodokse për të krijuar një “urë të pastër etnike shqiptare”.

Zakharova theksoi se “Prishtina e sotme dhe kujdesi ndaj monumenteve janë koncepte të papajtueshme”.

Kisha Ortodokse Serbe dhe objektet ortodokse , po ashtu me ato monumente tjera janë të ruajtura me ligj të veçantë të Republikës së Kosovës. Po ashtu objektet fetare ortodokse ruhen nga Policia e Kosovës, ku zyrtarët policorë në këto objekte janë shumicë serbe. Gjithashtu, Kushtetuta e Kosovës iu jep një garanci me të lartë në  Evropë për ruajtjen e këtyre monumenteve.

LIGJI PËR ZONAT E VEÇANTA TЁ MBROJTURA

Neni 1

Qëllimi i Ligjit

Ky ligj do të sigurojë mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe

vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e

tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Neni 7

Klasifikimi i Zonave të Veçanta të Mbrojtura

7.1 Zonat e Veçanta të Mbrojtura do të definohen për vendet e mëposhtme, si në hartat e

bashkangjitura:

a) Manastiri i Deçanit, Deçan : (Kjo Zonë e Veçantë e Mbrojtur është identike me “Zonën e Posaçme “ të krijuar më herët);

b) Patriarkana e Pejës, Pejë;

c) Manastiri i Graçanicës , Prishtinë;

d) Kisha e Shpalljes se Virgjëreshës, Lipjan;

e) Manastiri i Deviçit, Skënderaj;

f) Manastiri i Gorioçit, Istog;

g) Manastiri i Budisavcit, Klinë;

h) Manastiri i Sokolicës, Zveçan;

i) Manastiri i Draganacit, Gjilan;

j) Manastiri i i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren;

k) Manastiri i Banjskës, Zveçan;

l) Manastiri i Zoqishtës, Zoqishtë, Rahovec;

m) Fshati Hoqë e Madhe, Hoqë e Madhe, Rahovec;

n) Manastiri Duboki Potok, Zubin Potok;

o) Kisha e Shën Gjergjit,Gornjasellë, Prizren;

p) Manastiri i Soçanicës, Leposaviq;

q) Kisha e Heremitëve, Uljaricë Klinë; dhe

r) Vetmia e Petrit të Shenjtë, Korishë, Prizren.

7.2 Zona e Veçantë e Mbrojtur për Manastirin e Sokolicës, Zveçan dhe Kompleksi Memorial i Isa Boletinit janë Zona të Veçanta të Mbrojtura si në hartën e bashkangjitur.

Kjo dezinformate eshte nje loje special te cilen e perdore Ministria e Jashtme e Rusise dhe Kisha ortodokse Ruse ne vendet ku ka objekte ortodokse, e ne veqanti me Kosoven.

The Geopost

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i grupit paralamnetar të LV-së, nga radhët e partisë…