Me propozim të ministrit Lluka shkarkohet bordi i “Ibër Lepencit”
Partnerët e koalicionit qeveritar janë përplasur të martën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës rreth vendimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE) për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes “Iber Lepenci”.
Ministri i MZhE-së, Valdrin Lluka, ka arsyetuar vendimin duke thënë se me gjithë kërkesën që të mos ketë ndarje të bonueseve, bordi i ka dhënë vetes bonuse, plus punëtorëve ua ka dhënë rrogën e 13-të.
Lluka ka thënë se paga mesatare në këtë ndërmarrje është mbi 900 euro.
Mirëpo kundër këtij vendimi ka qenë zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili nuk u pajtua me vendimin e marrë duke abstenuar.
Me këtë veprim nuk është pajtuar as ministri Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, mirëpo kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë përkrahje vendimit të ministrit Lluka.