Propozimet e Haradinajt për ta nderuar Adem Demaçin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë disa propozim-vendime, për ta nderuar figurën e Adem Demaçit.
“Sot, pas ceremonisë mortore, në nderim të Adem Demaçit, kam marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.
Haradinaj ka shtuar se vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri.
“Vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj