Propozimi i biznesmenit: Franca të shesë Mona Lizën që të përballojë krizën
19 maj 2020
| 15:29
Edhe vendet më të fuqishme evropiane kanë probleme të mëdha me krizën që ka shkaktuar koronavirusi. Por një propozim i debatuar vjen nga biznesmeni i ‘Fabernovel’ , Stephane Distinguin, i cili i ka propozuar Francës shitjen e pikturës së Mona Lizës që të përballojë krizën që ka shkaktuar koronavirusi
Mona Liza apo Xhokonda është një nga piktura më të rralla dhe vepër historike e realizuar nga Leonardo da Vinçi gjatë shekullit të 16-të të Rilindjes italiane, por Distinguin thotë se Franca duhet ta shesë atë për 50 miliardë euro.
Mona Liza është një nga arsyet se pse muzeu i Luvrit në Paris është aq shumë i famshëm dhe i vizituar.