Propozimi i kreut të FIFA-s: Çdo vend ta ketë një stadium me emrin ‘Pele’

03 janar 2023 | 10:38

Në stadiumin “Vila Belmiro” të qytetit Sao Paulo, Brazil, dje  janë mbajtur homazhet në nderim të legjendës së futbollit Pele.

Të pranishëm ishin edhe personalitetet më të rëndësishme nga e gjithë bota.

“Jam këtu me shumë emocione dhe trishtim, por edhe me një buzëqeshje, sepse Pelé na ka dhënë kaq shumë. Ashtu si FIFA, ne jemi këtu për t’i bërë homazhe “Mbretit” dhe kemi rënë dakord që në të gjithë botën të mbahet një minutë heshtje”.

Kështu është shprehur presidenti i organizmit botëror të futbollit, Gianni Infantino, pas mbërritjes së tij në stadiumin Vila Belmiro për funeralit legjendës Pele, i cili është zhvilluar me një arkivol të hapur.

“Tani ne do të kërkojmë që të gjitha vendet e botës të kenë një stadium me emrin Pele, në mënyrë që edhe fëmijët të kuptojnë se çfarë bëri ai për futbollin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast i dhunës është raportuar të hënën në Drenas.…