Propozimi i Lahajt për sallën e koncerteve në Prishtinë
Tenori nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj, ka dhënë një propozim për sallën e koncerteve në Kosovë.
Në “Rubikon” të “KTV”-së, ai ka thënë se Kosova mund të rinovojë sallën e kuqe ose teatrin dhe atë hapësirë ta shndërrojë për shumë funksione.
“Nuk mundemi edhe 20 vjet pas luftës mos me pas sallë të koncerteve, teatër të renovuar e në kushte normale. Këto besoj se janë pjesë e pandashme e institucioneve të Kosovës. Kështu qe mendoj se jemi shumë vonë dhe nuk duhet të stagnojmë në këtë proces. Ka qenë temë një shtëpi e operës shumë e madhe, që i kushton shumë Kosovës jo vetëm për ndërtim, por edhe për mirëmbajtje. Jam i idesë që të rinovohet një hapësirë si salla e kuqe apo teatri i qytetit, apo një sallë tjetër që do të mund të ishte multifunksionale për baletin, teatrin e operën dhe për koncerte tjera muzikore”, ka thënë Lahaj.