Propozimi për martesë përfundon në tragjedi

05 tetor 2021 | 16:28

Një aeroplan i vogël në të cilin varej një pankartë me propozimin: “A do të martohesh me mua?” ra në një ishull duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri dhe lëndimin e pilotit.

Aeroplani ra në Parc Dieppe, Montreal, jo shumë larg vendit ku po zhvillohej një festival muzikor.

Në një video, aeroplani përfshihet nga flakët pas përplasjes, ndërsa forcat e emergjencës vrapuan për në vendngjarje.

Pasagjeri gjeti vdekjen, ndërsa piloti mbijetoi dhe përfundoi në spital. Është ende e paqartë nëse pasagjeri ishte personi që do të bënte propozimin.

Deri më tani, shkaku i kësaj fatkeqësie mendohet të ketë qenë një problem në motorin e aeroplanit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista “Forbes” ka publikuar të martën listën vjetore të të…