Propozohen emrat për Komisionin e ri të Provimit të Jurisprudencës

27 gusht 2020 | 14:31

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi ka mbajtur të enjten një konferencë për media përmes së cilës ka bërë me dije propozim vendimin të cilin Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.

“Sot së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë se Drejtësisë kam propozuar anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës. Propozim-vendimi, i cili tani dërgohet në Qeveri e më pastaj në Kuvend, ka ketë përbërje: Aleksandër Lumezi – kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi; Hasan Shala – anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha Nebojsha Boriqiq – anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar Mahir Tutuli; Aferdita Bytyqi – anëtare e Komisionit, pyetëse e lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, Ćerim Fazliji; Enver Peci – anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi”, ka thënë Selimi.

Propozimi për anëtarë të Komisionit bazohet në Ligjin Nr. 04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës, neni 4 paragrafi 2 ku përcaktohet se kryetarin, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon ministri i Drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat dy vjet, me mundësi riemërimi.

Ministri Selimi ka thënë se përbërja e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës reflekton aspektin gjinor dhe të komunitetit joshumicë.

“Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë, shpresoj që propozimi i tillë të merr dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovë”, ka thënë ai.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…