Propozohet Ditë zie në Kosovë për ish-presidentin George H.W Bush

03 dhjetor 2018 | 00:49

Veprimtari Ismet Sylejmani përmes një shkrimi të gjatë me titull “LAMTUMIRË PRESIDENT l AMERIKËS” (George H.W Bush), ka thënë se Kosova duhet të mbajë Ditë zie, seancë speciale komemorative, dhe të ndërtojë shtatore për dy presidentët Bush.

“Populli shqiptar në Kosovë duhet të shpallë ditë zie kombëtare me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit të SHBA-ve George H.W Bush!

Parlamenti i Kosovës duhet të mbajë senacë speciale komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të presidentit të SHBA-ve George H.W Bush!

Populli shqiptar në Kosovë në të ardhmen duhet ta ketë një shtatore të presidentit tashmë të ndjerë të SHBA-ve George H.W Bush dhe djalit të Tij, vulosësit ndërkombëtar të Pavarësisë së Kosovës në Tiranë më 2007, presidentit të SHBA- ve George W Bush!”, ka shkruar Sylejmani.

https://www.facebook.com/100001562988310/posts/2048521855209894/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e UEFA-s e ka bërë të ditur orarin e…