Propozohet formula ideale e kafesë
29 janar 2020
| 11:30
Më pak kafe dhe më pak e imët, e përgatitur me më pak ujë.
Kjo është receta ideale për të pasur kafen ekspres më të mirë, formulë e botuar në revistën “Matter” nga një grup prej 10 kimistësh dhe matematikanësh nga pesë vende, të udhëhequr nga Jamie Foster nga Universiteti britanik i Portsmuthit.
Pika fillestare e studimit është se edhe nëse bëhet në të njëjtën mënyrë, kafja ekspres ndryshon.