Propozohet futja në rend të dite shqyrtimi i raportit vjetor të AKP dhe emërimit i bordit të ARKEP
27 maj 2021
| 10:46
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën plenare, i cili është debati në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë Covid-19.
Po ashtu, në rend dite është shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020.
Në hyrje të kësaj seance, ushtruesja e detyrë së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka propozuar futjen në rend të dite shqyrtimin e raportit vjetor të AKP dhe emërimin e Bordit të ARKEP-it.
“Rekomandimi i parë ka të bëjë me raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërsa propozimi i dytë ka të bëjë me emërimin e anëtarëve të Borditë të ARKEP-it. Prandaj, rekomandoj që të futen si rend dite këto pika”, u shpreh Kusari-Lila.