Propozohet që njëra nga rrugët e Tiranës ta bartë emrin e William Walkerit

11 qershor 2024 | 15:51

Është propozuar që njëra nga rrugët e Tiranës ta mbajë emrin e ambasadorit William Walker.

Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Ai ka thënë se ky propozim tashmë i ka shkruar bashkisë së Tiranës.

“Ky akt nderimi është i merituar për dashurinë dhe respektin që ambasadori Walker ka treguar për kombin shqiptar në ditët më të vështira!”, ka shkruar Majko në “Facebook”.

Walker ishte shefi i misionit të OSBE-së që denoncoi masakrën e Reçakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lidhja e…