
Propozohet vendimi për ndarjen e subvencioneve për sektorin e bujqësisë në Ferizaj
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Krtistina Gashi-Bytyqi, këtë të martë ka mbajtur mbledhjen e parë të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në këtë mbledhje është diskutuar për zëvendësimin e një anëtari të komitetit për komunitete, por edhe propozim-vendimi për orarin e mbledhjeve të Kuvendit të komunës.
Ndërkaq drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, ka bërë propozim-vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëmine e bujqësisë. Drejtorja e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani, ka bërë propozim-vendimin për daljen në diskutim publik të Draft Rregullores së Transparencës.
Sipas saj është bërë ndryshimi i udhëzimin administrativ të transparencës, dhe rregullorja është dashur të harmonizohet me udhëzimin e ri administrativ.
E nga ana tjetër edhe drejtori i pronës Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale në Prelez të Jerlive, Pleshinë dhe në Komogllave.
Ai po ashtu ka bërë propozim-vendimin edhe për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale 3273-0 në zonën kadastrale në Ferizaj.