Prorektori i universitetit ‘Ukshin Hoti’ takohet me ambasadorin turk në Kosovë
Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. ass. dr. Soner Yildirim, i shoqëruar edhe nga shefja e degës të gjuhës turke në Fakultetin e Edukimit, prof. ass. dr. Elsev Brina, prof. ass. dr. Serdan Kervan dhe prof. ass. dr. Mynaver Mujo, kanë takuar sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë Çagrı Sakar.
Në takim siç ka njoftuar Universiteti “Ukshin Hoti” është diskutuar për gjendjen në këtë universitet pas vendimit të KSHC-së për mosakreditim njëvjeçar.
Prorektori Yildirim e ka shprehur shqetësimin e tij për mospranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2019/2020.
Në takim është diskutuar edhe për mundësinë e mbështetjes me bursa të studentëve dhe për organizimin e konferencave dhe seminareve të përbashkëta.
/Epoka e re/