
Prorektori Nimani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm në Romë
05 shtator 2019
| 14:44
Prorektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, njëherësh profesor në Fakultetin e Ekonomisë, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm organizuar nga Qendra Evropiane e Zhvillimit të Qëndrueshëm në bashkëpunim me Universitetin CIT, në Romë – Itali.
Kjo Konferencë është frymëzuar nga sfida kritike e qëndrueshmërisë njerëzore, mjedisore dhe ekonomike në lidhje me gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme në një kontekst në shkallë globale.