Prorektorja Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra takoi Ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami
24 shkurt 2020
| 17:18
Prorektorja për Çështje Akademike dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra takoi Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykmete Bajrami.
Prorektorja Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra dhe zonja Bajrami diskutuan për zhvillimet në institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe u zotuan për bashkëpunim të mirëfilltë ndërinstitucional.
Ministrja Bajrami premtoi që do të jetë përkrah institucioneve të Arsimit të Lartë dhe do t’i mbështesë me gjitha kapacitetet e mundshme për përmirësimin e nivelit arsimor dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre.