Protagonizmi i Thaçit dhe Haradinajt në dialog po e dëmton Kosovën
Anëtari i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Visar Ymeri, ka kritikuar për protagonizëm në procesin e dialogut me Serbinë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) ka deklaruar se kjo qasje e ka dëmtuar Kosovën dhe nuk duhet të vazhdojë e tillë.
Ymeri ka thënë se takimet e mëhershme të presidentit Thaçi larg syve të publikut dhe tani këto të përfaqësuesve të kryeministrit Haradinaj nuk janë të pranueshme dhe nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm.
Duke folur për mocionin e mosbesimit të qeverisë, Ymeri ka theksuar se janë rritur gjasat për suksesin e një mocioni të tillë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)