Protesta e Berishës në oborrin e PD-së, reagon Rama
08 janar 2022
| 17:52
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën politike të Partisë Demokratike.
Pas përfundimit të protestës së zhvilluar në selinë e PD-së, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Rama ka zgjedhur të reagojë me një shprehje të John Wayne.
“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale derisa e citon Wayne.
John Wayne është një ish-aktor amerikan që ka luajtur në filma Western dhe filma me tema të luftës.
Protesta e sotme u shoqërua me tensione të forta, si edhe u përshkallëzua me përdorimin e gazit lotsjellës.
PD-ja kërkoi ndërhyrjen e policisë pasi hyrjes me forcë në ambientet e seli të mbështetësve të Berishës.