Protesta e Izraelit u pëlqen zyrtarëve të Vetëvendosjes

20 prill 2020 | 08:42

Tetë orë më parë, pra rreth mesnatës, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe zëvendësministri Avni Zogiani ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me pamje nga një protestë në Izrael, pa shkruar gjë mbi fotografi. Por, shpërndarja e saj është një shenjë reaguese ndaj presidentit të Republikës së Kosovës dhe një paralajmërim nga Lëvizja Vetëvendosje për një organizim të një proteste të tillë, me mbajtje të distancës mes njerëzve, në shenjë revolte në rast se presidenti i jep mundësinë për formimin e qeverisë një partie tjetër, për të cilën mundësi është deklaruar dje, se “gjatë kësaj jave tashmë do të ndërhyj me një vendim që do të çojë drejt një qeverie të re”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 16 persona të tjerë, të cilët ishin shëruar nga…