Nesër protestohet sërish në Prishtinë (ora 12:00) kundër shtrenjtimti të rrymës, vendim të cilin pritet ta merr Zyra e Rregullatorit të Energjisëd për t’ia dhënë dritën jeshile KEDS-it për shtrenjtimin e tretë brenda katër viteve.
Një nga organizatorët e protestës, Ali Sefaj, ftoi për pjesëmarrje sa më të madhe.
‘‘I ftoj qytetarët, nesër i madh i vogël me iu përgjigj ftesës për protestë. Kur të merret vendimi me kanë i pranueshëm për krejt akterët. Nesër ne mblidhemi në sheshin Zahir Pajazit. Po ju ftoj me u bashku me e ngrit zërin për një qëllim të përbashkët, që jeta jonë mos mu vështirësua ma shumë që jeta jonë me kanë e përballueshme.
Dhe me gjet zgjidhjen e pranueshme për krejt akterët. Nëse jemi në shesh zëri jonë është aq i fuqishëm sa se scili akter që ka me trajtu këtë vendimmarrje arbitrare e që është Gjykata Themelore në Prishtinë ka me pas parasysh kërkesën tonën dhe shkeljet ligjore që i kanë bë këta gjatë procesit”, ka thënë ai në T7.