Protesta e radhës, PD-ja mbledh kryetarët e degëve

22 prill 2019 | 11:52

Shefi i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne krerët e degëve të Partisë Demokratike. Në fokus të këtij takimi, që po zhvillohet në selinë blu do të diskutohet për organizmin e protestës kombëtare.

Ende nuk ka një datë të saktë për organizmin e saj apo hapat që do të ndërmarrë opozita përballë krizës së krijuar.

Më 18 prill, forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.

“PD-ja do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, ka thënë atë ditë Basha.

Kryesia e më pas Këshilli Kombëtar vendosën të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, megjithatë Lulzim Basha nuk dha detaje se si do të zbatohet një skenar i tillë:

“PD angazhohet që të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral si zgjedhjet e vitit 2017”.

Ndërkohë, KQZ-ja ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale. LSI-ja dhe PD-ja ende nuk janë regjistruar dhe afati përfundon të martën e 23 prillit. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka kontaktuar ekipin francez të Lilles, për sulmuesin 23-vjeçar…