Qindra autobusë parakalojnë në Prishtinë, shkak mossubvencionimi nga Qeveria

19 mars 2021 | 10:33

Kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve kanë parakaluar me autobusët e tyre rrugëve të kryeqytetit, në shenjë proteste pasi nuk janë subvencionuar nga Qeveria e Kosovës për humbjet që kanë pësuar gjatë pandemisë.

Ndërkohë që kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbime për qytetarët.

Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo jam unë, rreze drite në syrin tënd Ndoshta nuk…