Protesta e studentëve të Shqipërisë zhvendoset para Kuvendit
13 dhjetor 2018
| 10:11
Studentët në Shqipëri protestuan ditën e mërkurë në dy fronte, ndërsa këtë të enjte duket se do t’iu shtohet edhe një i tretë. Zhvilimi i seancës plenare të Parlamentit do t’i zhvendosë protestuesit para ndërtesës së Kuvendit.
Dhjetëra studentë kanë qëndruar edhe në mbrëmje para Kryeminstrisë dhe Ministrisë së Arsimit, ku kanë ndezur edhe zjarre për t’u ngrohur. Disa kanë kaluar natën sërish para Kryeminsitrisë.
Një pjesë e këtyre protestuesve njoftoi mbrëmë se, sot protesta do të vijojë para Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca.
Një ditë më parë Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e ligjit për buxhetin, që sipas saj do t’u japë zgjidhje menjëherë kërkesave të studentëve.