Protesta e thirrur nga PSD-ja, ‘blindohet’ hoteli ku kryetarja e Speciales do të zhvillojë takim
29 nëntor 2023
| 14:10
Hoteli ku pritet të mbajë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova takim me përfaqësues të shoqërisë civile, është mbushur me zyrtarë policorë.
E gjithë kjo, për shkak të paralajmërimit për protestë nga Partia Socialdemokrate.
Edhe veteranët i janë bashkuar protestës së PSD-ja kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale.
Në protestë është parë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.