
Protesta kundër Gjykatës Speciale përmes fotografive
24 dhjetor 2022
| 18:08
Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestuar kundër Gjykatës Speciale pas dënimit me 26 vjet burgim për krime lufte të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Protestuesit kanë protestuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Protesta e së shtunës u organizua nga Partia Socialdemokrate (PSD).
Pjesë e protestës ishin edhe veteranët e UÇK-së, deputetë, ish deputetë, e qytetarë të shumtë.
Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për unitet për ta kundërshtuar këtë gjykatë.