Protesta kundër një qeverie të mundshme të FPÖ-së në Austri

10 janar 2025 | 08:43

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i bisedimeve mund të jetë kancelari Kickl i FPÖ-së.

Në disa qytete kanë protestuar dhejtra mijëra vetë kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas. Një qeveri e krijuar mes FPÖ-së(Partia Austriake e Lirisë) pjesërisht ekstremiste e djathtë dhe konservatorëve të ÖVP-së (Partia Popullore e Austrisë), me kancelar Herbert Kickl nga FPÖ, ka shkaktuar protesta në Austri.

Përpara selisë së kancelarit në Vjenë kanë protetsuar dhjetra mijë vetë. Organizatorët bëjnë fjale për 50.000 pjesëmarrës, autoritetet për rreth 25.000. Demonstruesit mbanin parrulla me mesazhet: “Nuk duam një Austriekstremiste të djathtë” dhe “Kurrë më është tani “. Shumë sloganë drejtoheshin kundër kreut të FPÖ-së Kickl si kancelar i mundshëm. Masa e protestuesve gëloi, kur gjatë kohës së protestës u bë e ditur, se FPÖ dhe ÖVP zyrtarisht kanë vendosur të fillojnë negociatat e koalicionit.

Demonstrat u iniciuan nga organizatat sociale dhe kishtare si dhe nga grupe, që angazhohen për çështje të migrantëve dhe të mjedisit. “Kërcënon një sulm autoritar ndaj demokracisë, mbrojtjes së mjedisit dhe solidaritetit social në vendin tonë”, theksohej në thirrjen për protestë. Edhe në Insbruk, Salcburg dhe në Grac u mblodhën disa qindra vetë.

FPÖ dhe ÖVP në kohën që protestohej deklaruan, vendimin e kryesive të partive për fillimin e bisedimeve të koalicionit. “Ne hyjmë në bisedime me FPÖ-në”, tha kryetari në detyrë i ÖVP-së Christian Stocker. Si piketat kryesore për partinë e tij ai nënvizoi sërish ruajtjen e demokracisë liberale, antarësimin e Austrisë në BE dhe refuzimin e influencës nga Rusia. Indirekt ai u shpreh kësisoj duke iu referuar qendrimeve kritike të FPÖ-së ndaj BE-së. Të dyja partitë kanë qendrim restriktiv ndaj politikës së azilit. Po është ende e paqartë, nëse ato do të mund t’i kapërcejnë diferencat lidhur me poliitkën e jashtme. Po ashtu midis politikanëve të të dyja partive ka tensione sa i përket marrjes së përgjegjësisë për krizën ekonomike. ÖVP vazhdimisht e ka cilësuar FPÖ-së si një rrezik për sigurinë e Austrisë.

Kundërshtarët politikë e konsiderojnë 56 vjeçarin si “rrezik për sigurinë” – kështu është shprehur kancelari Karl Nehammer nga partia konservatore ÖVP, i cili dha dorëheqjen pasdështimit të bisedimeve të koalicionit me partitë e qendrës.

Por me sa duket ndryshe e shohin mbi 1,4 milionë zgjedhëse dhe zgjedhës, që në fund të shtatorit i dhanë votën Kickl-it dhe partisë së tij populiste të djathtë, FPÖ. Kjo parti mori 28,8 përqind të votaveduke dalë për here të parë si forca më e madhe politike në këshillin kombëtar, parlamentin e Austrisë. Aktualisht FPÖ në bazë të sondazheve arrin te ketë një kuotë rreth 35 përqind.

Pasi dështuan bisedimet për krijimin e qeverisë nga partitë e qendrës, presidenti Alexander Van der Bellen mandatoi zyrtarisht FPÖ-në për krijimin e qeverisë.DW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion zjarrfikës goditi një dron ndërsa po operonte mbi…