Protesta masive në Madrid kundër politikave të bisedimeve për Kataloninë
10 shkurt 2019
| 16:12
Mijëra protestues janë mbledhur në Madrid të dielën për të kundërshtuar planin e Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.
Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez u ka ofruar separatistëve një raportues për bisedime.
Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën.
Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë, raporton “Rel”.
Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.
Autoritetet kanë raportuar se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë.