Protesta në Gjakovë, arrestohen disa persona
28 gusht 2018
| 13:29
Raportohet se janë arrestuar pesë persona gjatë protestës në Gjakovë, kundër ardhjes së pelegrinëve serbë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjokaj ka konfirmuar se të njëjtit janë prangosur për “dëmtim prone dhe pengim të personave zyrtarë”.
Si dihet, sot në Gjakovë është mbajtur një protestë ku është kundërshtuar vizita e pelegrinëve serb në kishën ortodokse.
Protesta u mbajt edhe pse organizatorët kanë deklaruar për mediat serbe se vizita e pelegrinëve është anuluar, për shkaqe sigurie.
Kjo protestë është thirrur nga qytetarët e Gjakovës, kryesisht familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit.