Protesta në Izrael, kërkohet dorëheqja e Netanyahut dhe zgjedhje të reja
17 mars 2024
| 08:36
Nuk ndalen problemet për kryeministrin Netanjahu, teksa lufta në Gaza ka hyrë në muajin e saj të gjashtë.
Pas kritikave nga ndërkombëtarët për dhunën pa limit në Rripin e Gazës, lideri izraelit po përballet dhe me zemërimin në rritje të popullit të tij.
Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në rrugët e Tel Avivit ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të reja parlamentare.
Shumë izraelitë akuzojnë Netanjahun për sulmin e Hamasit më 7 tetor si dhe reagimin e pamjaftueshëm për lirimin e pengjeve civile, që janë në duart e militantëve.