Protesta në Maqedoni para ndërtesës së Kuvendit
09 janar 2019
| 13:01
Ka filluar protesta “Maqedonia bllokon” para ndërtesës së Kuvendit në Shkup.
Në këtë protestë ka më shumë policë se sa protestues.
Protesta deri më tani është e qetë, raporton “Alsat-M”.
Kjo protestë është organizuar kundër ndryshimit të emrit që do t’i jepte fund mosmarrëveshjes me Greqinë.
Kryeministri Zoran Zaev ka mbështetur ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe po përpiqet për miratimin e propozimit në debatin e planifikuar për sot.
Megjithatë ai nuk e ka shumicën prej 120 deputetëve të parlamentit.