Protesta në Serbi: Petkoviç ‘kapet’ me raportimin e mediave në Kosovë
Gjatë pasdites së djeshme në Serbi u organizuan protesta masive. Protestuesit kërkuan anulimin e zgjedhjeve që u mbajtën më 17 dhjetor.
E Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar në lidhje me raportimet e mediave në Kosovë për protestën e dhunshme dje në Serbi.
Ai, në platformën “X”, ka shkruar se tërbimi i opozitës së Gjilasit dhe shkatërrimi i Beogradit ka kënaqur vetëm kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe mediat në Kosovë.
Më tutje Petkoviç është shprehur se “mediat në Kosovë vazhdimisht kanë raportuar për protesta të dhunshme në mbështetje të sulmit ndaj policisë serbe dhe institucioneve’’.
Дивљање Ђиласове опозиције и рушење БГ највише је обрадовало Kуртија и медије у Пр који непрекидно извештавају о насилним протестима подржавајући напад на ?? институције и полицију. Јасно је зашто је Kурти отворено подржао Ђиласовску опозицију, док сваки дан напада Србе на KиМ! pic.twitter.com/IqP8Mfz4Vx
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) December 25, 2023