Protesta para teatrit, policia në Shqipëri arreston 37 persona

17 maj 2020 | 12:39

37 persona janë shoqëruar në polici në Shqipëri pasi kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Me kërkesë nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Sipas këtij njoftimi, gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Me këtë rast, policia ua ka kujtuar qytetarëve dhe drejtuesve politikë, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

“Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet. Gjithashtu apelojmë fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Ndërkohë në spitalin e Traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit, shkruan “Oranews”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më të pasurit e Britanisë së Madhe, për herë të…