Protesta pas tragjedisë së Koçanit, shoqërohen në polici dy gazetarë të “TV21” dhe një i “Reuters”. Zbulohet arseja

18 mars 2025 | 23:19

Dy gazetarë të “Televizionit 21” dhe një gazetar i agjencisë “Reuters”, shtetas i Republikës së Serbisë, janë ndaluar sot në mbrëmje nga policia e Shkupit dhe janë shoqëruar në komisariat.

Mësohet se ata janë shoqëruar për shkak të ngritjes së dronëve gjatë protestës që u mbajt në Shkup, pas tragjedisë në Koçan.

Pasi janë marrë në pyetje në lidhje me lejen për të ngritur dronët, ata janë lënë të lirë më pas.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është ndaluar fluturimi me dron në zonat e Koçanit dhe të Shtipit.

Në njoftim nuk thuhet se ndalimi vlen edhe për Shkupin.

“Ministria e Brendshme njofton qytetarët dhe të gjithë përdoruesit e avionëve pa pilot, gjegjësisht dronëve, se Agjencia e Aviacionit Civil ka vendosur ndalimin e çdo operimi me dronë në territorin e qyteteve të Koçanit dhe Shtipit. Funksionimi i paautorizuar dhe i pakoordinuar i këtyre avionëve jo vetëm që rrezikon trafikun ajror, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda në tokë dhe në tokë për jetën e personave të tretë duke inicuar procedurë sanksionuese në përputhje me Ligjin e Aviacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së të RMV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatës federal ka ndaluar administratën e presidentit amerikan, Donald…