
Protesta pro-ukrainase në të gjithë ShBA-në pas përplasjes Trump-Zelensky
Protestat pro-ukrainase janë zhvilluar në të gjithë SHBA-në pas debatit mes Donald Trump dhe JD Vance me Volodymr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.
Qindra njerëz u mblodhën në New York, Los Anxhelos dhe Boston për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën pas sherrit të furishëm në Zyrën Ovale.
Protestuesit që mbanin tabela pro-ukrainase u rreshtuan gjithashtu në një rrugë në Waitsfield, Vermont, ku zëvendëspresidenti Vance dhe familja e tij ishin për një pushim skijimi.
Mediat amerikane raportuan se familja u zhvendos në vendi ku kishin për të skijuar, për shkak të demonstratave.
Një protestë në Waitsfield kundër administratës Trump-Vance ishte organizuar në fillim të javës – përpara përplasjes së presidentit dhe zëvendëspresidentit amerikan me Zelenskyn, shkruan BBC.