Protesta, Rama nga Vlora: Do të përgjigjen të gjithë para ligjit
Teksa protestuesit në Tiranë po mësynin godinën e Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nga Vlora, tha se aksioni i opozitës vjen për shkak të frikës nga drejtësisë e re.
Rama kishte edhe një përgjigje për akuzat e artikuluar nga kryetarja e LSI-së për blerje të votave.
“Na tregon ne doktoresha blerjen e votës, nëse ka në Shqipëri një fabrikë që ka blerë votën dihet se kush është, na tregojnë ne kanabisin, ata janë vrasësi që bërtet kapeni vrasësin. Ata janë në panik, ata votë nga populli nuk marrin dot dhe kanë hallin tjetër që drejtësia e re po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë”, ka thënë Rama.
Duke iu referuar pjesëmarrjes në tubimin e opozitës dhe të qytetarëve të pranishëm në takimin në Vlorë, kryeministri Rama ironizoi opozitën kur tha se ne nuk u përgatitëm një muaj për këtë takim ashtu si opozita.
“Edhe sot shumë nga ta që nuk kanë ardhur, sepse ne nuk bëmë një muaj përgatitje për të mbledhur njerëz në shesh. Kundërshtarët po u ofrojnë shqiptarëve të njëjtën gjullurdi”, ka thënë Rama.