Protesta të dhunshme në Hong Kong
Policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kanë hedhur koktej molotovi ndaj kompleksit të qeverisë në qendër të Hong Kongut.
Mijëra protestues në Hong Kong kanë sfiduar ndalesën e policisë dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të marshuar.
Më herët, policia refuzoi kërkesën e Frontit për të Drejta Civile për të organizuar marshin e sotëm, por pavarësisht kësaj, protestuesit dolën në rrugë.
Protestuesit bllokuan trafikun dhe detyruan që shumë dyqane të mbyllen.
Protestuesit po ashtu u ndalën pranë konsullatës britanike dhe valëvitën flamujt britanik dhe kënduan himnin e këtij shteti, në një përpjekje për të rritur mbështetjen ndërkombëtare për kauzën e tyre, raporton “Rel”.
Qindra protestues kanë sulmuar zyrat qeveritare, duke hedhur gur dhe koktej molotovi.
Ende nuk ka raportime për numrin e të arrestuarve apo personave të lënduar.
Protestat në Hong Kong nisën në qershor, pasi qeveria ka prezantuar një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave të arrestuar në Kinë.
Më pas, qeveria e ka tërhequr këtë projektligj, por protestuesit zgjeruan kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe që policia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.
Që prej se kanë nisur protestat në Hong Kong, mbi 1 300 persona janë arrestuar.