Protesta të dhunshme pas vdekjes së liderit të Hezbollahut
30 shtator 2024
| 08:40
Protesta të dhunshme janë zhvilluar në Pakistan pas vdekjes së liderit të Hezbollah, Syed Hassan Nasrallah.
Protestues të shumtë janë përplasur me policinë, duke hedhur gurë drejt tyre.
Gjatë këtij tubimi kanë mbetur të plagosur shtatë oficerë policie.
Në këtë protestë sipas mediave të huaja morën pjesë rreth 3000 persona.